Britania do të ndërtojë baterinë e parë hapësinore ‘Americium’

11 Dhjetor, 2022 - 6:20 pm

Qeveria britanike po bashkëpunon për të ndërtuar baterinë e parë hapësinore në botë të mundësuar nga elementi Americium-241.

Laboratori Kombëtar Bërthamor i vendit dhe Agjencia Hapësinore e Mbretërisë së Bashkuar e bënë njoftimin të premten.

Ndërkohë, Americium është një metal radioaktiv, që është i ngurtë në kushte normale. Metali prodhohet kur plutoniumi thith neutronet në reaktorët bërthamorë ose gjatë testeve të armëve bërthamore. Americium-241 është izotopi më i zakonshëm i elementit.

Bateritë hapësinore atomike njihen gjithashtu si Sistemet e Energjisë Radioizotopike dhe lëshojnë nxehtësi ndërsa radioaktiviteti brenda tyre prishet.

Bateritë punojnë vazhdimisht për dekada, pa pasur nevojë për mirëmbajtje për disa vite, duke i bërë ato të përshtatshme për udhëtime në distanca të gjata në hapësirë.

Bateritë konsiderohen si “teknologji kritike për misionin” nga agjencitë hapësinore në mbarë botën, tha në një deklaratë Agjencia Hapësinore e Mbretërisë së Bashkuar.

Të gjitha misionet Apollo të NASA-s kishin të bashkangjitur një bateri atomike, ashtu si çdo “rover” që ka shkuar në Mars./abcnews.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme