25 Tetor, 2022 - 12:10 pm
Presidenti amerikan Joe Biden e përshkroi zgjedhjen e kryeministrit të ri të Britanisë “revolucion”. Rishi Sunak është personi i parë me ngjyrë që merr në dorë frenat e vendit.
“Është e mahnitshme, është një moment historik, një revolucion dhe kjo është ajo që ka rëndësi”, theksoi presidenti amerikan.
Rishi Sunak, 42 vjeç, një ish-bankier do të jetë personi më i ri që do të bëhet kryeministër në historinë moderne të Mbretërisë së Bashkuar, por edhe i pari me origjinë indiane, pasi gjyshërit e tij jetonin në Punjab, një rajon në Indisë veriore, përpara pavarësisë së vendit nga Mbretëria e Bashkuar në 1947.
Biden do të flasë me të gjatë ditëve të ardhshme, sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë.
Ish-ministri i Financave i Britanisë fitoi garën konservatore për Doëning Street, pas tërheqjes së ish-kryeministrit Boris Johnson Penny Mordant. /abcnews.al / KultPlus.com