Britanikët i kthejnë shpinën himnit evropian

3 Korrik, 2019 - 11:30 am

Për shumëkënd dritpamës dhe emocionmbartur, i urtë dhe vëzhgues sqimë, ajo që ndodhi në Parlamentin Evropian në orën 11:10 të datës 2 korrik 2019, është vërtetë një gjest i pahijshëm, por nuk është dhe aq befasues. Nuk bëhet fjalë vetëm për mungesë etike, por edhe për mungesë respekti, për një union parlamentar, për përfaqësuesit e 28 vendeve të europës, dhe për një kryevepër të të madhit të të mëdhenjve, Ludvig Van Beethoven.

Nigel Farage dhe partia e tij Brexit, deputetët e BE-së, u kthyen në shpinë, dje gjatë interpretimit të himnit evropian në një ceremoni solemne, zhvilluar me rastin hapjes së sesionit të ri të Parlamentit Evropian.
Një kuartet me saksofon dhe këngëtari i operës, interpretuan një Ode të gëzueshme të Beethoven-it në sallën e Strasburg-ut, në ditën e parë të parlamentit të ri, ndërkohë që 29 deputetë të Partisë Brexit i kthyen të pasmet një solemniteti të tillë.

Presidenti i parlamentit evropian, Antonio Tajani, i qortoi deputetët, të cilëve u bëri me dije se kjo është një çështje respekti dhe kurrsesi një diversitet pikëpamjesh. Ai u kujtoi atyre se është etike se kudo kur këndohet himni jeni të detyruar të ngriheni në këmbë.
Drejtuesi i punimeve të Parlamentit Evropian, Richard Corbett, gjestin e deputetëve të Brexit e etiketoi si patetik.
Më shumë se tre muaj, pasi Britania kishte planifikuar të largohej nga BE-ja, 73 eurodeputetët britanikë kanë mbërritur në Strasburg për të qenë pjesë e një mandati që do të skadojë më 31 tetor. /Albert Vataj/ KultPlus.com

Të ngjajshme