15 Dhjetor, 2022 - 1:30 pm
Përmes një aktiviteti të mbajtur në Kino Armata me zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar dhe industrinë kreative të Kosovës u shpalos versioni i fundit i programit “Creative Producers” dhe po ashtu u festuan programet e artit dhe kulturës që janë bërë viteve të fundit.
Folës në këtë ngjarje ishin, Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott si dhe këshilltarja e ministrit Çeku, Dorotea Deshishku.
Ky program është krijuar për të zhvilluar profesionin e industrisë kreative në nivel ndërkombëtar duke mbështetur projekte të reja, ekipe dhe ekonomi kreative për të ofruar projekte kreative më ambicioze dhe të guximshme.