31 Mars, 2022 - 1:30 pm
Bruce Willis do të tërhiqet nga karriera e tij e aktrimit për shkak të problemeve shëndetësore, njoftoi sot familja e tij.
Në një postim të vajzës së tij Rumer në Instagram, në mbishkrimin e një fotoje të aktorit të “Die Hard” shkruhej: “Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje ne donim të ndanim lajmin se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe kohët e fundit eshte diagnostikuar me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse.”
“Si rezultat i kësaj, me shumë konsideratë ju njoftojmë se Bruce do të tërhiqet nga karriera e tij që ka kaq shumë kuptim për të. Kjo është një kohë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi shumë mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme”, sipas mbishkrimit.
Afazia shkakton një paaftësi për të kuptuar ose formuluar gjuhën për shkak të dëmtimit të disa zonave specifike të trurit./ KultPlus.com