13 Qershor, 2024 - 12:12 pm
Në Qendrën për Hapje e Dialog (COD) u zhvillua një takim në kuadër të ciklit “Bulevardi i ideve”, ku e ftuar ishte Greiss Petroviç, themeluesja dhe drejtuesja e “Grace Models Management”, shkolla apo agjencia e parë e modelingut në Shqipëri.
Greiss Petrovic mes të tjerave tregoi për të pranishmit rrugëtimin e saj sa i takon karrierës, por edhe iniciativave që ka marrë që kur ishte në bankat e shkollës.
Ajo e ka nisur karrierën e saj si modele dhe më pas arriti të krijojë kompaninë, që mban emrin dhe autorësinë e saj, ku ajo menaxhon dhe ndihmon të tjerët të bëhen të famshën në botën e modës, televizionit, reklamave, etj. Eksperienca e Petroviç vlen si pikë takimi e referimi për shumë të rinj që synojnë një mundësi të artë, siç kanë qenë emra të njohur që kanë kaluar nga kjo agjenci.
Qendra për Hapje dhe Dialog bëri me dije se do të rikthehet sërish në sezonin e ardhshëm me takimet e “Bulevardit të ideve”, një mundësi që të rinjtë të njihen nga afër me sipërmarrës të suksesshëm dhe mbështetës të sipërmarrjeve të vogla (SME) dhe inovative (Startup)./atsh/KultPlus.com