2 Gusht, 2024 - 4:00 pm
Carrie Underwood rikthehet në ‘ American Idol ‘. Këngëtarja do të jetë anëtarja e re e jurisë sezonin e ardhshëm, duke zëvendësuar Katy Perry, e cila paralajmëroi largimin e saj nga shfaqja e njohur televizive disa muaj më parë .
Underwood ka qenë edhe më herët anëtare e jurisë dhe gjithashtu u shfaq në finalen e kompeticionit 2022. Underwood filloi karrierën e saj muzikore në 2005 kur fitoi sezonin 4 të “American Idol”.
Ajo do të jetë përkrah emrave të tjerë të mëdhenj të muzikës si Lionel Richie dhe Luke Bryan.
Artistja konsiderohet gjithashtu një nga këngëtaret femra më të suksesshme të të gjitha kohërave, duke shitur më shumë se 85 milionë disqe në mbarë botën dhe duke fituar çmime të panumërta, duke përfshirë tetë çmime Grammy./tema/KultPlus.com