8 Prill, 2021 - 1:15 pm
Kina, shtoi më shumë miliarderë në listë se çdo vend tjetër globalisht, me 210 të sapoardhur. Me 698 miliarderë gjithsej, Kina është gjithsesi pas Amerikës, e cila ende kryeson me 724 miliarderë.
Gjysma e miliarderëve të rinj të Kinës e bënë pasurinë e tyre nga kompanitë prodhuese ose teknologjike, duke përfshirë miliarderen femër Kate Wang, e cila bëri pasuri marramendëse me cigare elektronike.
Sipas Forbes, pavarësisht pandemisë, një rekord prej 493 miliarderësh të rinj u bashkuan në listë vitin e kaluar ose afërsisht një miliarder i ri çdo 17 orë. India kishte numrin e tretë më të lartë të miliarderëve, me 140.
Jeff Bezos, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Amazon, mbetet personi më i pasur në botë për të katërtin vit radhazi. Pasuria e tij neto u rrit me 64 miliardë dollarë në 177 miliardë dollarë vitin e kaluar./A2CNN / KultPlus.com