4 Tetor, 2023 - 7:35 pm
Sot nga ora 13:00 në Kino ARMATA është mbajtur takimi konsultativ me publikun për draftin e projektligjit të sportit si dhe janë zhvilluar diskutime për ndryshimin e ligjit kundër dhunës në sport, shkruan KultPlus.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, përmes një postimi në “Facebook”, njoftoi se është punuar me intensitet në projektligjin e sportit që i përshtatet nevojave aktuale të komunitetit sportiv.
“Që ky dokument të jetë sa më i kompletuar dhe gjithëpërfshirës, sot vazhduam konsultimet me komunitetin sportiv dhe qytetarët sportdashës. Jemi siguruar që projektligji të ketë përputhje të plotë me standardet dhe konventat e sportit të Bashkimit Evropian dhe synojmë ta miratojmë brenda këtij viti. Po ashtu, do të hartojmë të gjitha aktet nënligjore që do të ndihmojnë në zbatimin e reformës sportive”, thuhet në postimin e Çekut mes tjerash.
Në këtë takim ishte i pranishëm një numër i konsiderueshëm qytetarësh. /KultPlus.com