15 Janar, 2024 - 10:00 am
Sot, 15 janar 2024, janë bërë 25 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.
Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.
Në këto momente është duke u mbajtur ceremonia përkujtimore në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Presidentja Osmani, kryeministri Kurti, deputetë e njerëz të shumtë janë duke marr pjesë në këtë ceremoni e cila po mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Shtime. / KultPlus.com