8 Tetor, 2023 - 9:00 am
Ernesto Guevara de la Serna lindi më 14 qershor 1928 në Argjentinë dhe vdiq më 09 tetor 1967 në Bolivi.
Ishte revolucionar, ndër figurat më të njohura të komunizmit dhe ministër i Industrisë në qeverinë e Kubës.
Pas ekzekutimit të tij nga ushtria boliviane Che u shndërrua në figurën e heroit e revolucionarit më të madh që njeh bota.
Guevara ishte më i madhi prej fëmijëve në familjen e tij. Edhe pse vuante nga astma ishte atlet për një periudhë të gjatë në kohën sa ishte nxënës. Udhëtonte shpesh për pushime në Amerikën Latine dhe fryma asokohe në këto vende do të ndikonin në perceptimin e ideologjisë së tij se vetëm dhuna në këto raste është shpëtim drejt revolucionit. Pikëpamja e tij për gjërat në botë filloi të ndryshonte në udhëtimin me motoçikleta bashkë me mikun e tij Alberto Granado në vitin 1951. Ky udhëtim i cili u zhvillua në shumë vende të Amerikës Latine përfshi këtu Kilin, Perun, Kolumbin dhe Venezuelen do ta shtynin Che-në ta mbante një ditar, të cilin do ta publikonin familja e tij tek në vitin 2003 si “Ditari i motoçikletës”.
Në revolucionin e Kubës, ai paraprakisht do të njoftohej me Fidel Kastron e Raul Kastron të cilët veçse ishin të bindur për luftën e hapur kundër diktatorit në Kubë Fulgencio Batista.
Në vitin 1966 Guevara shkoi në Bolivi për të formuar një grup guerilesh në zonën Santa Cruz, por përfundoi i vrarë nga ushtria boliviane të cilët para vdekjes e djegies se trupit ja pren duart që me vonë t’ia identifikonin të gjithëve ADN-në e tij.
Thëniet e tij më të famshme:
“S’mund të kemi diçka për të jetuar nëse nuk ia vlen të vdesësh për të”
“E kam një dëshirë. Është edhe frikë po ashtu- që fundi im do të jetë fillimi im”
“Revolucioni është çka në të vërtetë ka rendësi, secili prej nesh veçmas nuk vlejmë asgjë”
“Mëso shumë që të mund të studiosh teknologji, që na lejon të studiojmë pastaj natyrën”
“E di që je këtu për të me vrarë. Gjuaj qyqan, dije që po e vret një burrë”. / KultPlus.com