25 Prill, 2021 - 3:28 pm
Ky është qyteti i bukur i Chefchaouen, i njohur si “Perla Blu” e Marokut.
Ky vend i veçantë në malet marokene tërheq turistë nga e gjithë bota për tiparet e tij origjinale: shtëpitë dhe rrugët janë pikturuar të gjitha në blu.
Askush nuk e di me siguri pse qyteti filloi të lyhet me blu; disa mendojnë se bluja për hebrenjtë ka kuptim shpirtëror e fetar pasi u shpërngulën aty; disa të tjerë mendojnë se është ngritur nga Ali bin Rashid për strehimin e muslimaneve të dëbuar nga Andaluzia në shekullin e XV; të tjerë mendojnë se jo vetëm që janë gratë ato që e nisën këtë traditë, por vazhdojnë ta bëjnë edhe sot. Por ende sot nuk ka një shpjegim të saktë. / KultPlus.com