3 Shtator, 2019 - 9:10 pm
Kompania ajrore “Air Canada” është detyruar të paguajë 15.700 dollarë për një çift francez. Përveç kësaj, i shkruajti një letër ku i kërkonte falje për rregullat e tyre gjuhësore.
Çifti u ankua se disa shenja ishin në gjuhën angleze dhe shumë pak ia shpjegonin në frëngjisht.
Një gjykatës vendosi që linja ajrore kishte shkelur ligjet e dygjuhësisë së Kanadasë. Sipas BBC, kompania ajrore tha në gjykatë se do të zëvendësonte shenjat.
Çifti Michel dhe Lynda Thibodeau paraqitën 22 ankesa kundër linjës ajrore në vitin 2016.
Ata thanë se në rripat e sigurimit, fjala “hiqe” ishte e shkruar vetëm në anglisht dhe jo në frëngjisht.
Po ashtu, përkthimet në frëngjisht të fjalëve “dalje” dhe “kujdes” ishin me shkronja më të vogla se ato në anglisht. /KultPlus.com