Ja cili është universiteti më inovativ në SHBA- nuk është Stanford apo MIT

7 Mars, 2023 - 11:30 am

SHBA-ja ka sistemin më të avancuar dhe inovativ të arsimit të lartë në botë. Ndërsa sa herë mendojmë për universitetet innovative, mendja gjithmonë na shkon tek Harvard, MIT apo Stanford. Por sipas rangimeve të universiteteve më inovative të realizuar nga revista ‘US News & World Report’, Universiteti Shtetëror i Arizonës (Arizona State University) është renditur në vendin e parë për tetë vite radhazi!

Universitetet ​​zgjidhen bazuar në atë se kush ka bërë përmirësimet më inovative ndaj kurrikulës, stafit akademik, studentëve, jetës në kampus, teknologjisë dhe kampusit.

Vetëm vitin e kaluar, Universiteti Shtetëror i Arizonës ka zbatuar Iniciativën LIFT për të adresuar pabarazitë në akademi, ka rishpikur edukimin online për studentët në shkencat natyrore dhe ka ndihmuar në nisjen e Iniciativës së Ekonomisë së Re për të sjellë vende të reja pune me paga të larta në shtetin e Arizonës dhe për të rritur autputin ekonomik të shtetit. 

“Për dy dekada, Universiteti Shtetëror i Arizonës ka projektuar, ndërtuar dhe rishpikur veten si një lider në inovacion,” tha Presidenti i ASU, Michael M. Crow. “Ne kemi testuar dhe zbatuar mënyra të reja në mësimnxënie, mësimdhënie dhe kërkim shkencor – të gjitha me qëllim të demonstrimit të përkushtimit tonë ndaj përsosmërisë, gjithpërfshirjës dhe ndikimit – dhe jam thellësisht mirënjohës për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë sukses”.

ASU rangohet në vendin 121 në SHBA, ndërsa rangohet në vendin e 23 për Biznes, 29 për Infermieri dhe 33 për Inxhinieri, me fokus në Inxhinieri kompjuterike.

/KultPlus.com



Të ngjajshme