7 Tetor, 2020 - 3:07 pm
Pas shtatë muajsh pritjeje, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka firmosur dekretin për tërheqjen nga detyra të ambasadores Vlora Çitaku nga misioni në SHBA.
Vendimi për kthim të ambasadores Çitaku dhe disa të tjerëve, ishte marrë më 3 mars nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, por duhej edhe dekreti i presidentit dhe Thaçi e ka firmosur atë më 2 tetor.
Ish-ambasadorja Vlora Çitaku ka njoftuar publikun për këtë vendim, teksa është shprehur se përfaqësimi i Kosovës në Shtete e Bashkuara ka qenë nderi i jetës së saj.
“Pas mbi pesë vjet në Uashington DC, ka ardhur koha që unë të kthehem në shtëpi. Përfaqësimi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara ka qenë nderi i jetës time. Dua të falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës për besimin që më kanë dhënë gjatë kësaj kohe. Isha me të vërtetë i privilegjuar që isha në gjendje të përsëris tregimet e pabesueshme të rinisë mahnitëse të Kosovës në WashingtonDC dhe në të gjithë SHBA”, ka shkruar Çitaku. / KultPlus.com