24 Korrik, 2024 - 5:04 pm
Hillary Clinton, ish-kandidatja presidenciale e demokratëve dhe kandidatja e parë grua e vendit nga një parti e madhe, ka thënë se beson se Kamala Harris mund ta mposhtë Donald Trumpin pavarësisht “seksizmit dhe standardeve të dyfishta të politikës amerikane”.
Clinton, në një shkrim për New York Times, tha: “Unë di një ose dy gjëra rreth asaj se sa e vështirë mund të jetë për kandidatet e forta gra të luftojnë kundër seksizmit dhe standardeve të dyfishta të politikës amerikane. Më kanë quajtur shtrigë, “grua e keqe” dhe shumë më keq. Si kandidate, ndonjëherë i shmangesha të flisja për të bërë histori. Nuk isha e sigurt se votuesit ishin gati për këtë”.
Ish Sekretarja amerikane e Shtetit tha se është “e emocionuar” për Harris, për të cilën ajo tha se përfaqëson “një fillim të ri” për politikën amerikane dhe që ofron një “vizion shpresëdhënës, unifikues”.
“Ajo është e talentuar, me përvojë dhe e gatshme të jetë presidente”, shkroi Clinton.
“Harris do të përballet me sfida unike shtesë si gruaja e parë me ngjyrë dhe aziatike e Jugut që do të jetë në krye të një partie të madhe. Kjo është e vërtetë, por ne nuk duhet të kemi frikë. Është kurth të besosh se përparimi është i pamundur”.