Clinton pas fitores së Biden: Ka fituar demokracia

7 Nëntor, 2020 - 6:54 pm

Ish-presidenti amerikan nga radhët e Demokratëve, Bill Clinton, ia ka uruar fitoren presidenciale kandidatit të partisë së njëjtë, Joe Biden, duke thënë se me fitoren e Biden, ka fituar edhe demokracia.

Ai një deklarim të tillë e ka dhënë në llogarinë e tij në ‘Twitter’, duke thënë se presidenti i sapozgjedhur, bashkë me nën-presidenten do e përfaqësojnë zërin amerikan.

“Urime për Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e jashtëzakonshme!”, ka shtuar tutje ai.

Demokrati Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një garë të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandate të dytë si njeriu i parë i Amerikës.

Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.

Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si i pari i Amerikës.

Përgjatë historisë, Joe Biden, njihet për afërsinë dhe miqësinë shumë të ngushtë me shqiptarët, sidomos me Kosovën.

Përgjatë viteve të 90-ta, ai ka qenë avokues i madh i lirisë së Kosovës dhe kishte kërkuar me ngul që SHBA të bombardonte Serbinë/KultPlus.com

Të ngjajshme