8 Tetor, 2021 - 11:35 am
Gazetarja filipinase, Maria Ressa, dhe gazetari rus, Dmitry Muratov, u shpallën të premten fitues të Çmimit Nobel për Paqe.
“Zonja Ressa dhe zotëria Muratov po e marrin Çmimin për Paqe për luftën e tyre të guximshme për liri të të shprehurit në Filipine dhe Rusi”, tha në një konferencë për gazetarë kryetarja e Komitetit të Nobelit, Berit Reiss-Andersen.
“Njëkohësisht, ata janë përfaqësues të të gjithë gazetarëve që qëndrojnë për këtë ideal në një botë ku demokracia dhe liria e shtypit përballen me kushte gjithnjë më armiqësore”, shtoi ajo.