23 Korrik, 2019 - 10:50 pm
Mediumi shumë i njohur CNN ka publikuar një artikull ku flitet për qytete të shumta europiane të cilat janë shumë të bukura por që vizitohen shumë pak nga turistët.
Artikulli fillon me një përshkrim të qyteteve të njohura turistike sikur Venecia, Parisi dhe Amsterdami, ku thuhet se këto qytete përkundër se janë shumë të bukura janë të mbipopulluara nga turistët.
Andaj CNN i ka zgjedhur disa qytete të cilat janë më pak të vizituara nga turistët por që gjithsesi janë shumë të bukura.
Ndër këto 20 qytete është edhe kryeqyteti i vendit tonë, Prishtina.
Në artikull shkruhet se kryeqyteti nuk është një vend në destinacionet kryesore të turistëve, por kjo nuk është arsye që të mos vizitohet ky qytet fascinues.
“Derisa Prishtina ka qenë sinonim me luftën 20 vjet më parë, ajo është transformuar plotësisht, banesat të shumta janë shfaqur në mënyrë qesharake”, shkruhet në përshkrim.
Aty preferohet të vizitohet Muzeu Etnografike Emin Gjiku dhe Muzeu Nacional i Kosovës.
“Biblioteka unike e Universitetit të Prishtinës do të mahnisë dashamirët e arkitekturës, ndërsa ata që po kërkojnë të freskohen mund të drejtohen tek pishina e madhe në Parkun e Gërmisë në veri të qytetit”.
Qytete tjera të Gadishullit Ilirik në këtë listë janë edhe Sarajeva, Plovdivi, Kluj-Napoca dhe Debreceni.
Listën e kompletojnë Norviçi, Aberdini, Minsku, Jerevani, Tbilisi, Malmo, Haga, Antverpi, Arhusi, Orange, Berni, Vroclava, Trondheimi, Torino dhe Ankaraja.