16 Mars, 2023 - 7:17 pm
Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) zhvilloi takimin e parë të ciklit “Bulevardi i Ideve”, duke vendosur tre sipërmarrës të suksesshëm përballë të rinjve.
Të ftuar ishin Xhoana Kristo, Dario Rexhollari dhe Neurent Lumshi.
E ftuara e parë, Xhoana, ktheu pasionin e saj për arkitekturën në një projekt investim shumë të suksesshëm të quajtur: “Archi Games”.
Dario Rexhollari është themelues dhe drejtues i agjencisë digjitale “Spontan Creative Media”, ndërsa Neurent Lumshi, themelues i “Xoen”, një kompani shqiptare, e cila prodhon aksesorë metalikë me preçizion të lartë, me qëllim realizimin e “ëndrrës” së krijimit të robotëve në Shqipëri.
Shkëmbimi i eksperiencave, ndarja e ideve, mentorimi mbi krijimin e një prototipi, gjetja e fondeve, mbështetja ligjore etj., ishin disa nga temat të cilat u diskutuan në tre ambiente të ndryshme të COD-it./atsh/KultPlus.com