“College Mania”, të rinjtë realizojnë përmes kolazhit, portretet e Ajnshtajnit dhe Darvinit

25 Korrik, 2024 - 4:00 pm

Në mjediset e amfiteatrit të Bibliotekës “Thimi Mitko”, Qendra për Hapje dhe Dialog (COD), në bashkëpunim me Korça Innovation Hub, zhvilloi seancën e artit “Collage Mania”, me pjesëmarrësit e kampit “Code for Albania”.

Pjesëmarrësit u angazhuan në një veprimtari krijuese, ku realizuan portretet e personazheve të famshëm: atij të Ajnshtajnit dhe të Darvinit, duke përdorur materiale të ricikluara si gazeta dhe kartona me ngjyra.

Procesi i krijimit të këtyre veprave përfshiu prerjen dhe ngjitjen e materialeve të ndryshme, duke stimuluar kështu bashkëpunimin dhe aftësitë artistike të fëmijëve.

COD shkroi në rrjetet sociale se, “Collage Mania” është një mundësi unike për fëmijët dhe adoleshentët për të shprehur kreativitetin, por edhe për t’u çlodhur dhe argëtuar sidomos gjatë stinës së verës./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme