Conan O’Brien do të prezantojë edicionin e 97-të të çmimeve “Oscars”

15 Nëntor, 2024 - 10:00 pm

Conan O’Brien është shpallur prezantuesi i edicionit të 97-të të çmimeve “Oscars”, sipas “The Independent”.

Komediani dhe personaliteti televiziv, 61 vjeç, i cili njihet për show-n “Late Night with Conan O’Brien”, do të pasojë komedianin Jimmy Kimmel, i cili drejtoi edicionin në 2023 dhe 2024.

O’Brien, i cili ka fituar pesë çmime “Emmy” për serialet e tij jo-fiction dhe talk show-t, do të jetë prezantuesi i vetëm i “Oscars”, pavarësisht se yjet e “Deadpool & Wolverine”, Ryan Reynolds dhe Hugh Jackman u përfolen se do të prezantonin ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

“Amerika e kërkoi dhe tani po ndodh: Unë jam drejtuesi i “Oscars”, tha O’Brien duke bërë shaka.

“Ai është personi i përkryer për të drejtuar edicionin e 97-të të ndarjes së çmimeve –  me humorin e tij të shkëlqyer, dashurinë e tij për filmat dhe ekspertizën e tij televizive live”, thane CEO i Akademisë, Bill Kramer dhe presidentja e Akademisë, Janet Yang.

“Aftësia e tij e jashtëzakonshme për t’u lidhur me audiencën do t’i bashkojë shikuesit për të bërë atë që “Oscars” bën më së miri – të nderojë filmat dhe kineastët spektakolar të këtij viti”, shtuan ata./ KultPlus.com

Të ngjajshme