3 Shkurt, 2021 - 11:55 pm
Filmi Contagion tregoi rëndësinë e sigurimit të mjaftueshëm të vaksinave Covid për përdorim pasi të jenë aprovuar, tha sekretari i shëndetësisë Matt Hancock.
Matt Hancock tha se ai e kishte shikuar filmin i cili flet për një virus vdekjeprurës dhe këmbënguli që MB të marrë vaksina të mjaftueshme për popullsinë e saj.
Ai i tha LBC Radio se filmi tregon se ekziston një “debat i madh” për atë se kush duhet të ketë prioritet për vaksina.
Kjo bëri që Britania e Madhe që përcaktonte herët “rendin e përparësisë” së saj për goditjet.
Contagion, në të cilin luajnë Gëyneth Paltroë dhe Matt Damon, tregon se çfarë do të ndodhte në rast të përhapjes së një virusi nëpër botë.
Ai tha se filmi nuk ishte burimi i tij “parësor” i këshillave, por ai e dinte se kur vaksina u miratua kërkesa për të do të ishte “e madhe”, duke u bazuar te filmi.
“Unë këmbëngula se duhet të porosisim doza të mjaftueshëm që çdo i rritur të kishte dy doza , por gjithashtu kërkuam këshilla klinike lidhur me faktin se kush duhet të ketë përparësi”./ KultPlus.com