2 Gusht, 2020 - 10:00 pm
Kalaja e Borshit apo siç njihet në histori, e Sopotit është mbi 500 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhet në kodrën e Sopotit. E ndërtuar mes shekullit të lV dhe të lll.
Në periudhën e mesjetës ajo u përshtat për garnizon ushtarak dhe mori pamjen e plotë të fortifikimit në kohën e Ali Pashë Tepelenës.
Rruga që të çon në këtë kala është e pashtruar dhe e ngushtë. Po turistët dikur për ta vizituar udhëtonin me mjete të posaçme. Ndërsa pandemia bëri të kundërtën reduktoi numrin e vizitorëve.
Po këtë vit nuk është si më parë. Gjatë vëzhgimit tonë u hasëm vetëm turistë të huaj që numërohen me gishtat e dorës. Kjo kala është pozicionuar mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos, ndodhet pranë Himarës dhe fshatit Qeparo. Kalaja e Porto Palermos është një nga sarajet e shumta të Ali Pashë Tepelenë.
Pandemia ka goditur dhe turizmin në Krujë. Kalaja, muzeu dhe pazari janë frekuentuar nga pak turistë të huaj dhe nga Kosova. Disa familje nga Kosova vizitojnë për herë të parë Krujë.
“Kam ardhur me familje nga Kumanova për here te pare vizitojnë Muzeun e Krujës është mahnitëse. Kam ardhur me familjen dhe shoqërinë. Fëmija më pëlqen shumë ky vend. Po kënaqemi gjithçka mirë”, thonë ata.
Në Krujë takua dhe një shtetas italian që ka ardhur në vendin tonë për arsye biznesi. “Ka pak turistë po është bukur. Herën tjetër do vij me familjen time të shoh gjithçka dhe Beratin e Gjirokastrën”, tregon ai.
Kjo situatë ka shqetësuar dhe sipërmarrësit krutanë. Bizneset e vogla dhe baret e janë pothuajse bosh.
“Tani kanë filluar shumë pak polakë po vijnë dhe ikin se kanë prenotuar në plazhe. Kemi filluar që nga fatkeqësia e nëntori që u dëmtua kalaja dhe turistët kishin frikë se mos shembej kalaja, më pas erdhi virusi. Po shapi dhe gushti mund të falimentojmë”, shprehet administratori i një bar-kafe ambient të cilin e ka marrë me qira.
Edhe Mehdi Hafizi, Drejtori i Muzeut të Krujës tregon se pandemia ka sjellë shumë pengesa në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në Krujë. “Si sivjet s’ka ndodhur kurrë më parë. Ky muze ka vizitorë gjithëvjetorë. Jemi me 30% frekuentim nga vjet”, thotë Hafizi.
Kalaja e Rozafës në Shkodër është një tjetër atraksion turistik një mijëvjecar që mbart dhe një legjendë. E ngritur mbi kodrën shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit.
Kjo pohohet dhe nga përgjegjës i muzeut të Kalasë, Ndriçim Mlika. “Muzeu u hap në 18 maj por vizitueshmëria ka rënë me 90% në krahasim me vjet”, shprehet Milka.
Të vetëm turistë që takuam ishin nga Zagrebi. “Unë vij shpesh në Shqipëri. Nuk ka rëndësi ka apo s’ka koronë. Ne nga Kroacia mund të udhëtojmë pa probleme në Mal të Zi dhe në Shqiperi. Kam vizituar shumë qytete por më së shumti me pëlqejnë Berati dhe Shkodra.
Në Berat më pëlqen kalaja, dritaret dhe shëtitorja. Ndërsa këtu në Shkodër më pëlqen çdo gjë. Kjo kështjellë është madhështore. Natyra për rreth saj dhe çdo gjë. Është e disata herë që vij këtu ne kalanë Rozafa”, thotë turisti.
“Është hera e parë që jam në Shqipëri. Këtu kjo kala më intrigon për historinë e saj dhe legjendën e Rozafës. Por tani që e shoh më duket madhështore”, shprehet partnerja e tij.
Kalaja e Krujës mendohet se është ndërtuar rreth shekujve V-IV para erës sonë. Është përmendur shumë shekuj më parë dhe nga Marin Barleti në Librin e tij “Rrethimi i Shkodrës“ që u botua në Itali në vitin 1504. /abcnews.al /KultPlus.com