3 Gusht, 2019 - 7:30 pm
Ditët e fundit, në politikën shqiptare ka nisur një debat i ri, pas alarmit të dhënë nga Presidenti Ilir Meta se Ballkani do të tronditet nga një tërmet apokaliptik.
Referuar lëkundjeve të shumta në Korçë dhe Greqi, një pjesë i kanë dhënë të drejtë Presidentit Meta, ndërsa një pjesë tjetër thonë se ai ka dalë mbi shkencën, pasi tërmetet nuk mund të parashikohen.
Por, çfarë thoshte Nostradamusi në parashikimet e tij për vitin 2019? Në fakt, në një artikull të publikuar pak muaj më parë nga gazeta turke “Sabah”, flitej për parashikimet e frikshme të Nostradamusit, në të cilat thuhej se në 2019 do të ketë tërmete të fuqishme, që do të trondisin Mesdheun, duke shënuar vdekje e tmerre.
“Në vitin 2019 do të ketë tërmete të fuqishme që do të trondisin Mesdheun, duke shënuar vdekje e tmerre”, ishte parashikimi i Nostradamusit.