23 Gusht, 2020 - 11:48 pm
Ish-lojtari i Ajaxit dhe Barcelonës, tre herë fitues i Topit të Artë, njihej si një lojtar dhe trajner që solli revolucion në futbollin botëror, shkruan “Ableu”.
Më poshtë mund të lexoni disa prej thënieve më të bukura të tij për të kuptuar se çfarë futbollisti ka qenë në karrierën e tij
“Të luash futboll është e lehtë, por të luash një futboll të thjeshtë është gjëja më e vështirë në botë”.
“Këtu është vetëm një top, ndaj duhet ta fitoni atë”.
“Cilësia pa rezultate është e kotë. Rezultatet pa cilësi janë të mërzitshëm”.
“Nëse do të doja të më kuptoje do të isha shpjeguar më mirë”.
Pse nuk mund të fitosh ndaj një klubi më të pasur? Unë nuk kam parë kurrë një tufë me para të shënojnë një gol”.
Nëse nuk mund të fitosh, sigurohu që të mos humbësh”.
“Njerëzit që nuk janë në nivelin tim nuk mund të cenojnë integritetin tim”.
“Futbolli bazohet në thelb te dy gjëra. E para: kur e ke topin, duhet të jesh i aftë ta pasosh në mënyrë korrekte. E dyta: kur ta pasojnë, duhet të dish ta kontrollosh. Nëse nuk mund ta kontrollosh, nuk mund as ta pasosh”.
“Të gjithë trajnerët flasin për lëvizje pa top, kërkojnë shumë vrapim. Unë them se nuk është e domosdoshme të vraposh shumë. Futbolli është një sport që luhet me tru. Duhet të jesh në vendin e duhur në momentin e duhur, as më herët dhe as më vonë”.
“Nëse nuk mund të fitosh, sigurohu që të mos humbasësh”.
“E vetmja skuadër në gjendje për të kaluar krizën në Itali është Juventus, sepse ka një filozofi të rëndësishme, ndërsa italianet e tjera nuk kanë para”.
“Unë jam me fat, por Zoti është me mua”.