24 Qershor, 2022 - 4:01 pm
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë procesuar shtesat prej 100 euro për studentët, përcjell KultPlus.
Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se përfutiues janë rreth 46 mijë studentë të cilët i kanë plotësuar kriteret e kërkuara.
Postimi i plotë i ministrit Murati:
Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që sapo u procesua edhe pagesa e shtesës prej 100 euro për studentët.
Grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët kemi pasur informata të sakta.
Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kemi pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare.
Prandaj gjatë ditëve në vijim, do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat pë rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur./ KultPlus.com