6 Shtator, 2020 - 12:55 pm
Kosova e Greqia sot përballen ndërmjet vete në kuadër të Ligës së Kombeve, sfidë kjo që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.
Të dyja skuadrat kampanjën në Ligën e Kombeve e nisen me barazim. Kosova luajti ndaj Moldavisë me rezultat 1:1 ndërsa Greqia me Slloveninë 0:0. Trajneri i Kosovës Bernard Challandes, ka thënë se nëse e dëshirojmë triumfin në këtë grup atëherë medoemos duhet mposhtur Greqinë që është edhe favorite e grupit.
Gjithçka duket gati derisa kryetari i “Dardanëve” Lulzim Berisha ka treguar edhe mesazhet që do të shihen sot gjatë ndeshjes. Stadiumi tashmë ka marrë një pamje interesante dhe për shkak se tribunat do të jenë të zbrazura pa publikë, aty janë vendosur disa mesazhe interesante.
“Faleminderit heronj të betejës kundër Covid!”, është një nga mesazhet që do të shihet në stadium dedikuar mjekëve tanë. /insporti/ KultPlus.com