DASH po shqyrton nëse Serbia keqpërdori automjetet ushtarake të dhuruara nga SHBA

3 Tetor, 2023 - 9:31 pm

Departamenti Amerikan i Shtetit, është duke shqyrtuar me seriozitet nëse Serbia keqpërdori automjetet ushtarake të dhuruara nga SHBA muaj më parë.

Kjo meqë autoritetet e larta kosovare, deklaruan se terroristët serbë përdorën automjete ushtarake të llojit Humvee, në stërvitjet për përgatitjen e akteve terroriste në Kosovë, dhe njëri prej tyre u përdor edhe në aktin terrorist në Banjskë, transmeton klankosova.tv.

Vendimin e shqyrtimit për këtë çështje, e konfirmoi Departameti i Shtetit Amerikan në një përgjigjie për gazetarin e Klan Kosovës, Lutrim Islami.

”Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht çdo pretendim që përfshin pajisje të ofruara nga SHBA kudo në botë”.

”Ne jemi duke e shqyrtuar këtë çështje”, thuhet në përgjigjie për klankosova.tv.

Kujtojmë se qe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ai i cili në një konferencë me gazetarë transmetoi pamje nga droni, me të cilat konfirmonte se terroristët serbë kishin përdorur automjetet e tipit Humvee.

”Si pjesë e këtij ushtrimi ushtarak të këtij grupi terrorist vërehen edhe automjetet e tipi Humve, dyshohet se njëri nga automjetet e konfiskuar nga Policia e Kosovës, të sulmit terrorist është përdorur në të njëjtin ushtrim”.

Kjo rezulton në një konstatim se Serbia keqpërdori automjetet e tipit Humvee, të cilat më parë ua dhuruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ushtrisë serbe iu ishin dorëzuar 66 automjete të blinduara Humvee (HMMVV – High Mobility Multiopurpose Ëheeled Vehicle).

Kjo ishte dërgesa e parë nga gjithsej 118 automjete të porositura.

Ato ishin blerë përmes një kontrate tregtare me kompaninë amerikane “AM General”. /KultPlus.com

Të ngjajshme