23 Korrik, 2020 - 11:30 pm
Xhirimi i filmit biografik u zbulua nga një lajmërim e kërkesë për aktorë në vitin 2019, por ende nuk ka filluar produksionin për shkak të pandemisë dhe Vanila Ice do të luhet nga aktori Dave Franco.
Franco ka thënë se është i lumtur që do të luajë rolin e artistit të famshëm dhe ka zbuluar se toni i filmit do të jetë i ngjashëm me filmin “The Disaster Artist”, i cili u xhirua nga vëllai i tij James Franco, i bazuar në filmin kult “The Room” të personazhit intrigues Tom Wiseau, shkruan NME të enjten.
“Me filmin The Disaster Artist, njerëzit pritën se do të bëjmë një komedi dhe do të përqeshim regjisorin e filmit Tommy Wiseau, por aq më e vërtetë që ishte, aq më shumë doli nga zemra dhe i bëri tjerët të qeshin. Dhe dua të njëjtin ton edhe për këtë film” tha Franco.
Filmi, i titulluar si albumi i debutues i Vanila Ice nga viti 1990, ende nuk ka filluar të xhirohet për shkak pandemisë së koronavirusit.
Franco tha se është konsultuar me reperin për rolin që do të luajë.
“Rob është një person shumë i mirë dhe inteligjent dhe më ka ndihmuar shumë në procesin e mbledhjes të të gjitha detajeve dhe na ka dhënë informata të cilat publiku nuk i di”, tha ai.
“Vetëm nga biseda me të, e kam kuptuar se sa thellë duhet të futem në vetvete për t’u përgatitur për këtë rol”.
Vanilla Ice, i cili u bë i famshëm në vitin 1990 me këngën “Ice Ice baby”, anuloi një shfaqje në Texas më 4 korrik për shkak rritjes së rasteve me koronavirus në këtë shtet.