16 Nëntor, 2023 - 1:00 pm
Një paketë e pahapur e cigareve American Spirit, në pronësi të këngëtarit të Nirvana, Kurt Cobain, do të dalë në ankand këtë javë. Ajo po cilësohet si “ndoshta paketa më e shtrenjtë e cigareve ndonjëherë”.
American Spirit, të ruajtura ende në mbështjelljen origjinale të celofanit, po shiten nga Julien’s Auctions si pjesë e ankandit të saj “Played, Worn, & Torn: Rock ‘N’ Roll Iconic Guitars And Memorabilia”.
“”American Spirit” ishte marka e preferuar e yllit të ndjerë të rock-ut,” thuhet në përshkrim.
Kjo paketë u shpëtua nga shoku i dhomës i Cobain në klinikën e rehabilitimit në Los Angeles, ku ai qëndroi për pak ditë disa ditë përpara se të vriste veten.
Paketa vlerësohet në 800-1200 dollarë (740 – 1100 euro). Deri në momentin e shkrimit, oferta më e lartë aktuale është 2,000 dollarë (1,845 €). / KultPlus.com