26 Prill, 2023 - 10:00 am
Mattel ka njoftuar se ka lëshuar në treg kukullën e saj të parë Barbie me sindromën Down, si pjesë e linjës së saj të larmishme Fashionistas.
Kukulla është “krijuar për të lejuar edhe më shumë fëmijë të shohin veten në Barbie, si dhe që Barbie të pasqyrojë botën përreth tyre”, tha prodhuesi i njohur i lodrave në një deklaratë për shtyp.
“Kukulla Barbie me sindromën Down ka për qëllim të frymëzojë të gjithë fëmijët që të tregojnë më shumë histori përmes lojës”.
Prodhuesit e Barbie krijuan kukullën në partneritet të ngushtë me Shoqërinë Kombëtare të Sindromës Down (NDSS) në ShBA.
Modelja britanike, Ellie Goldstein, e cila ka sindromën Down, u shfaq në një fushatë me Barbien e re.
Sa i përket formës së Barbie, Mattel deklaroi: “Kjo kukull prezanton një skulpturë të re të fytyrës dhe trupit për të qenë më ilustruese e grave me sindromën Down, duke përfshirë një kornizë më të shkurtër dhe një bust më të gjatë. Modeli i ri i fytyrës përmban një formë më të rrumbullakët, veshë më të vegjël dhe një urë hundore e sheshtë, ndërsa sytë janë pak të pjerrët në formë bajameje. Pëllëmbët e kukullës përfshijnë një vijë të vetme, karakteristikë e lidhur shpesh me ata me sindromën Down”, shkruan Reuters. / KultPlus.com