9 Tetor, 2020 - 11:09 am
Është hedhur në treg maska më e shtrenjtë në botë, e krijuar prej diamantesh. Maska kushton rreth 250 mijë dollarë apo 212 mijë euro.
Ajo është krijuar nga shtëpia amerikane e modës Jacob & Co. Nga njëra anë, maska që peshon 157 gramë përbëhet nga ar i bardhë, i cili i jep asaj efektin e një cope të vërtetë. Diamantet janë të gërshetuar nëpër të. Janë plot 3.040 diamante që peshojnë 73.27 karat.
Si bazë për ngjitjen e arit dhe diamanteve shërben një maskë e thjeshtë kirurgjikale. Fillimisht maska u mendua të ishte standard, por duke parë se kishte kërkesa të shumta, kompania vendosi që të marrë porosi të personalizuara. Keith Strandberg, menaxheri i markës deklaroi se “Jacob and Co, në filozofinë e saj menaxheriale shpesh ka dashur t’i japë një kuptim tjetër produkteve të përdorimit të përditshëm, që nga kravatat, dorezat, veshjet deri te të brendshmet. Tani që gjithë bota është e detyruar të mbajë maskë për fytyrën, Arabo ka vendosur t’i shtojë shkëlqim dhe elegancë këtij aksesori që është bërë i domosdoshëm në jetën e përditshme”. /top channel/ KultPlus.com