18 Mars, 2022 - 9:35 am
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu do ta pres sot në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë.
ZPRK-ja përmes një komunikate për media tha se ky takim do të mbahet në orën 15:00.
Sipas burimeve të Gazetës Express, zyrtarët amerikanë që do të jenë pjesë e delegacionit të Shtëpisë së Bardhë e që do të priten nga Presidentja Osmani janë:
Elizabeth Sherwood-Randall- asistente e Presidentit të SHBA’së për Siguri Kombëtare
Curtis Reid- Drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Hillary Hurd– Këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare
Holly Holzer- Koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani (CARE)
Ky delegacion do të jetë i shoqëruar edhe nga Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier si dhe Këshilltarja për Ekonomi Politike në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Amy Carnie./KultPlus.com