23 Shtator, 2019 - 10:00 am
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë se dëmet në institucionet kulturore janë modeste.
“Kemi disa plasaritje sipërfaqësore, në pak objekte janë më të thelluara, si në rastin e Muzeut Historik Kombëtar. Në Durrës në Muzen Arkeologjik kemi pasur disa plasaritje më të thelluara në pjesën e jashtme, veçanërisht në katin e tretë. Nuk ka dëmë strukturore. Asnjë nga objektet brenda këtyre muzeumeve nuk ka pësuar dëmtime”, tha Margariti.
Sipas saj, po vijon mbledhja e të dhënave. “ 232 monumente, që nuk rezultojnë të dëmtuara. Kemi vërejtur në tetë objekte që janë prekur, 4 në Galerinë Kombëtarë, Teatrin e Operës dhe Baletit dhe Galerinë e Arteve”, tha Margariti.
Duke vijuar që nesër, është hartuar një kalendar inspektimesh, së bashku me Universitetin e Arteve./atsh/ KultPlus.com