16 Mars, 2021 - 6:30 pm
Me katërmbëdhjetë mars të këtij viti u hap ambasada e Kosovës në Jerusalem, ku si ambasadore u përzgjedh Ines Demiri, shkruan KultPlus.
Demiri nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se ditën e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem e ka pritur së bashku me bashkatdhetarë e student që jetojnë e punojnë në shtetin e Izraelit.
“Ishte kënaqësi që në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem prita bashkatdhetarë studentë e punonjës këtu në Shtetin e Izraelit. Do të kultivoj marrëdhënie miqësie e bashkëpunimi me pjesëtarët e mërgatës sonë për avancimin e pozitës së komunitetit kosovar në Izrael, për promovimin e Kosovës dhe vlerave tona dhe për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve përkatëse”, ka shkruar ajo./ KultPlus.com