Demonstrata patriotike e shqiptarëve me banim në Buenos Aires, krijimi i një shoqërie dhe betimi në flamur

18 Mars, 2024 - 9:33 am

Nga Aurenc Bebja

“Caras y Caretas” ka botuar, me 7 qershor 1913, në faqen n°70, një shkrim mbi demonstratën patriotike asokohe të shqiptarëve me banim në Buenos Aires, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: 

Demonstrata patriotike shqiptare

Burimi : Caras y Caretas, 7 qershor 1913, faqe n°70
Burimi : Caras y Caretas, 7 qershor 1913, faqe n°70

Shqiptarët me banim në Buenos Aires kanë formuar një shoqëri patriotike “Shoqëri Veteqeverimi – Shqipërise”, akti i parë i së cilës ishte betimi për besnikëri ndaj flamurit të Shqipërisë, një vend që, në konfliktin ballkanik, ka arritur, falë mbrojtjes së Austrisë, avantazh më të mirë se shtetet e tjera, ndoshta më të dënuara se ai nga fatkeqësitë e luftës. Qëndrimi i shqiptarëve të mbledhur për qëllimin atdhetar, u vëzhgua me simpati, gjë që u dha këtyre patriotëve duartrokitjet e publikut dhe të shtypit kombëtar. / KultPlus.com

Burimi : Caras y Caretas, 7 qershor 1913, faqe n°70
Burimi : Caras y Caretas, 7 qershor 1913, faqe n°70

 https://www.darsiani.com/la-gazette/caras-y-caretas-1913-demonstrata-patriotike-e-shqiptareve-me-banim-ne-buenos-aires-krijimi-i-nje-shoqerie-dhe-betimi-ne-flamur-fotografite/

Të ngjajshme