22 Korrik, 2022 - 6:30 pm
Një mural i realizuar pak ditë më parë në Prishtinë, që paraqet gruan transgjinore e njohur si Qerkica dhe shokut të saj, është dëmtuar sot nga persona të panjohur, përcjell KultPlus.
Artistja e cila realizoi këtë mural tek fakulteti Filologjik, Ermira Murati, thotë për KultPlus se murali është realizuar në kuadër të Manifestës.
Murati, bën thirrje që sa më shpejt të gjenden kryesit e kësaj vepre./ KultPlus.com