8 Maj, 2021 - 11:02 pm
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është shprehur krenar që t’i kenë afër vetës Forcat e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë në Kuvajt.
Një gjë e tillë është thënë nga vetë ky departament, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Twitter’.
“Departamenti i Mbrojtjes (DOD) është krenar të bashkohet me Forcat e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë në Kuvajt. Gjatë këtij misioni, partnerët tanë nga Kosova do të fitojnë përvojën e mekanikës dhe logjistikës duke punuar me njësitë e Ushtrisë Amerikane #BashkëMëTëFortë”, shkruan Departamenti Amerikan i Shtetit.
Ky është misioni i parë ndërkombëtar i FSK’së, i cili ndodh në vitin e tretë tranzicional të trupave të sigurisë në ushtri. /KultPlus.com
https://twitter.com/DeptofDefense/status/1391120720516632579?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1391120720516632579%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fdepartamenti-amerikan-i-mbrojtjes-krenar-te-jemi-bashke-me-ushtrine-e-kosoves-ne-kuvajt%2F