Deputetet e VV-së në të bardha: Të gjitha bardhë, për gatishmërinë tonë për barazi

22 Mars, 2021 - 1:57 pm

Deputetet e VV-së sot kanë marë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku edhe kanë zgjedhë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, njëherit që do të jetë edhe ushtrues detyre i Presidentit të Kosovës, mandat që i është besuar Glauk Konjufcës që vjen nga VV-ja, shkruan KultPlus.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës ka 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka tetë deputetë. 20 vende të garantuara u takojnë pakicave, 10 nga to vetëm për serbët e Kosovës.

Mirëpo në këtë seancë, shumica dërmuese e deputeteve nga VV, ishin veshur me të bardha, e deputetja Tinka Kurti ka shpjeguar rëndësinë e kësaj ngjyre me të cilën janë veshë gratë deputetet nga partia fituese e këtyre zgjedhjeve.

“Të gjitha bardhë. Për shprehjen e gatishmërisë tonë për barazi. Bardhë për rëndësinë historike që ka kjo ngjyrë veshjesh për gratë krah për krah.

Sot në Kuvend 40%, për barazi kudo”, ka shkruar Kurti./ KultPlus.com

Të ngjajshme