11 Korrik, 2019 - 7:52 pm
Sot para 22 vitesh janë masakruar 8,000 burra dhe djemë boshnjakë myslimanë gjatë gjenocidit 11 ditësh në Srebrenicë , dhe trupat e tyre janë hudhur në varrezat masive. Edhe pse SHBA dhe Britania e Madhe dy javë më herët kishin njohuri se kjo masakër do të ndodhë ata nuk kanë bërë asnjë reagim, transmeton KultPlus.
Rusia ende e refuzon ta quaj ketë gjenocid.
Mirëpo, masakra e Srebrenicës tani më është e njohur në gjithë botën për të cilën u ngrit zëri në mënyra të ndryshme, e sidomos përmes artit që pati ndikim universal që jo vetëm masakra por edhe Bosnja e Hercegovina sot të njihen si vend.
Kur gratë e këtyre burrave të vrarë janë pyetur se çka u mungon më së shumti nga bashkëshortët e tyre, ato u përgjigjen se më së shumti u mungon kafja për ta pirë së bashku.
Në korrik të vitit 2017, në Chikago, 8,000 filxhana të kafës janë derdhur për të nderuar jetën e 8,000 të masakruarve.
Stafi i Cair-Chicago dhe praktikantët e tyre i janë bashkanagjitur komunitetit të Bosnjës duke marr pjesë në instalacionin “Što Te Nema” (Pse nuk je), për tu solidarizuar me ta dhe për ti nderuar ata që e humbën jetën.
“Što Te Nema” është instalacion i hapur i krijuar si përgjigje për mizorinë më të keqe që ka ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore – vrasja sistematike e 8,372 burrave dhe djemve myslimanë në zonën e mbrojtur nga OKB-ja, në Srebrenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës në korrik të vitit 1995.”
Artistja: Aida Šehović, PSE NUK JE / KultPlus.com