4 Dhjetor, 2019 - 6:24 pm
Më shumë se 100 varre hebrenjsh në një varrezë në Francë janë dëmtuar dhe u janë vendosur simbole të nazizmit.
Vandalët bënë simbolet e nazizmit tek gurët e varreve në qytetin lindor Westhoffen, afër Strasburgut. Ngjarja vjen pas një incidenti tjetër në një fshat aty pranë.
Si përgjigje, Presidenti Emmanuel Macron tha se: “Franca do të luftojë antisemitizmin derisa të vdekurit të mund të flenë në paqe.”
Franca është shtëpia e një komuniteti hebre prej 550.000 personash, më i madhi në Evropë.
“Ata që i sulmojnë, madje edhe në varret e tyre, nuk janë të denjë për idenë që ne kemi për Francën,”- shtoi Macron.
Vandaët bënë në varre swastikas, kryqin e thyer, si edhe numrin 14 të përdorur si slogan i supermacistëve të bardhë.
Varrezat e Westhoffen ndodhen rreth 700 varre.
Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner, gjatë një vizite në varreza të mërkurën, tha se sulmi ishte një shprehje e urrejtjes dhe njoftoi krijimin e forcave policore kundër urrejtjes. Alsat.tv / KultPlus.com