25 Maj, 2021 - 9:19 pm
Një diamant praktikisht i përsosur rozë 15,81 karat, i emërtuar “Sakura”, është vënë në shitje nga shtëpia e ankandeve “Christie’s” në Hong Kong.
Emërtimi i diamantit vjen nga ngjyrosja delikate si qershitë që lulëzojnë në Japoni: “Sakura” është termi japonez për lulet e qershisë që çelin në fillim të pranverës.
Diamanti është vlerësuar midis 25 dhe 38 milionë dollarë.
Sipas ekspertëve, ai është një pjesë unike e këtij lloji.
Diamanti “Sakura” është cilësuar si “I patëmetë në brendësi”, duke mishëruar rrallësinë e tij dhe qartësinë e tij të jashtëzakonshme optike./atsh/ KultPlus.com