13 Gusht, 2023 - 10:37 pm
Një zjarr ka kapluar tendat për shitje të librave para Qendrës për Kulturë të Tetovës rreth orë 17. Qytetarë, të punësuar në kafenetë e rrethinës dhe dyqane të tjera të parët u përpoqën ta shuajnë zjarrin me kova me ujë dhe aparate për shuarje të zjarreve, njofton gazeta online “Portalb”.
“Nuk e di se çfarë ka ndodhur, mu lajmëruan vetëm se ka zjarr. Dëmi është mbi 10 mijë euro. U dogjën disa tenda, disa kuti me libra arritëm t’i shpëtojmë. Tendat ishin me qira, ato duhet t’i paguajmë, dëmi do të jetë mbi 20 mijë euro”, deklaroi Muhamed Asllani nga libraria “Nobel”.
Pas denoncimit intervenoi edhe Brigada zjarrfikëse e Tetovës prej nga me një automjet dhe katër zjarrfikën e kanë shuar zjarrin.
Libraria ” Nobel” nga data 11 korrik e deri më 11 gusht ka hapur Panairin Veror të Librit i cili do jetë në dispozicion për lexuesit e vizitorët për një muaj rresht. Vendi ku kanë zbarkuar plotë 2000 tituj nga shtëpi të ndryshme botuese me të cilat bashkëpunon kjo librari është qendra e qytetit të Tetovës, para Pallatit të Kulturës. /portalb.mk/KultPlus.com