29 Shtator, 2019 - 10:30 pm
Duar të djersitura, nerva të tendosura, sulme paniku, janë këto disa nga simptomat që karakterizojnë jetët e 40 milion amerikanëve. Këtu kemi disa këshilla si ta përballoni ankthin.
*Metodat e relaksimit: Këtu mund të hyjnë meditimi, joga, frymëmarrja e thellë, etj.
*Menaxhimi i stresit: Kjo arrihet duke u vetëdisuar mbi atë se çfarë e shkakton stresin dhe duke u relaksuar pas punës përmes leximit apo aktiviteteve tjera relaksuese, apo edhe thjesht duke pushuar.
*Mundohuni të jeni më optimist duke i zëvendësuar mendimet negative me ato pozitive.
*Ushtrimet fizike-Ndikojnë direkt edhe në tru duke liruar disa horomone që e stabilizojnë ankthin.
*Zvogëlimi i sasisë së shqerit-Studimet kanë zbuluar se personat që konsumojnë shqer në nivele të larta janë më të ekspozuar ndaj ankthit.
*Shoqëria dhe familja mund të ndikojë pozitivisht në stabilizimin e ankthit. Përmes bisedave dhe duke kaluar kohë cilësore dhe pa stres apo presione. KultPlus.com