13 Tetor, 2023 - 6:59 pm
Një krijuese e lartë e Disney ka paralajmëruar se greva e aktorëve mund të ndalojë prodhimin e animacionit më vonë këtë vit.
Jennifer Lee, drejtoresha kreative e “Walt Disney Animation Studios”, ka qenë në gjendje t’i “vazhdojë gjërat” deri tani.
Por sindikata e aktorëve, anëtarë të së cilës është edhe bashkëshorti i saj, aktori Alfred Molina, është në grevë prej afro tre muajsh.
Lee i tha BBC-së se ka kohë “ndoshta deri në fund të vitit” përpara se të ndihen efektet për filmat e saj.
Lee fitoi një Oscar për regjinë e filmit të animuar jashtëzakonisht të popullarizuar “Frozen”, të cilin ajo gjithashtu e shkroi.
Ajo thotë se beson se do të ketë “një marrëveshje të drejtë” që do të zgjidhë grevën sepse “jemi të gjithë të bashkuar”. /KultPlus.com