8 Nëntor, 2022 - 3:40 pm
Në nder të Ditës Ndërkombëtare të Filozofisë, Akropoli i Ri – Prishtinë organizon konferencën me temë: Miti i Shpellës, një nga kryeveprat e Platonit. Eventi organizohet të martën, më 15 nëntor, më fillim nga ora 18:00 në qendrën e Akropolit të ri.
Sa është i vërtetë realiteti në të cilin jetojmë?
Miti i shpellës nga Platoni vazhdon të jetë një nga veprat më të rëndësishme edhe në ditët e sotme ashtu siç ishte para 2500 vite më parë… apo ndoshta edhe më e rëndësishme tani?
Miti i Shpellës së Platonit paraqet një përmbledhje magjepsëse të asaj që ndodh në shoqëri. Ky mit na tregon se sa e rëndësishme është që njeriu të jetë një kërkues i së Vërtetës.
Ditën e marte, me 15 nëntor, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Filozofisë, do të eksplorojmë Mitin e Shpellës së Platonit dhe do të hedhim pak dritë mbi këtë urtësi të fshehur.
Për mijëra vjet, njerëzit e kanë studiuar këtë mit dhe kuptimin e tij të thellë që mban. Por çfarë do të thotë ai për ne dhe cili është kuptimi i tij? Ne do të eksplorojmë idetë kryesore nga vepra e Platonit “Republika”, duke përfshirë natyrën e shpirtit, virtytin, aftësinë dalluese dhe ndriçimin.
Ky prezantim do të sjell në dritë disa filozofi të lashta greke në një mënyrë të arritshme dhe të kuptueshme, dhe do na demonstrojë se sa të rëndësishme janë këto ide të mençura të lashtësisë dhe si mundemi ne ti përdorim ato që të afrohemi më afër me të vërtetën… / KultPlus.com