30 Korrik, 2020 - 10:30 am
Dita Botërore e Miqësisë, pavarësisht se festohet në ditë të ndryshme në vende të ndryshme, zyrtarisht festimi i saj bëhet më 30 korrik.
Kjo është një ditë ku më së shumti duhet të falënderohet miqtë që keni pranë, të vlerësoni ata dhe të shprehni se sa me fat jeni që i keni.
30 korriku u zgjodh si datë nga OKB. Më 30 korrik të vitit 1958, u propozua Dita Botërore e Miqësisë.
Fillimisht kjo ditë u përdor për qëllime biznesi, për ato industri të prodhimit të kartolinave, me qëllim shitjen e tyre, por avancimi i shkencës, zhvillimi i teknologjisë që ka sjell një mbipopullim të rrjeteve sociale nuk lë më nevojën e përdorimit të kartolinave.
Pavarësisht se atëherë komercializmi nisi ta hidhte poshtë këtë ditë, duke e cilësuar si “mashtrim marketingu”, kartolinat apo lulet vazhdojnë të mbeten një traditë popullore. / KultPlus.com