25 Korrik, 2024 - 7:34 pm
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka shpallur Ditën Botërore të Parandalimit të Mbytjeve.
Statistikisht mbytja është shkaku kryesor i vdekjeve aksidentale në rang botëror.
Çdo vit, vlerësohet se 236,000 njerëz mbyten, duke e bërë mbytjen një problem të madh të shëndetit publik në mbarë botën, pasi barra e saj ndihet në të gjitha ekonomitë dhe rajonet.
Mbytja është një nga shkaqet kryesore të vdekjes globalisht për fëmijët dhe të rinjtë e moshës 1-24 vjeç.
Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme përbëjnë mbi 90% të vdekjeve aksidentale nga mbytja. Më shumë se gjysma e mbytjeve në botë ndodh në Rajonin e Paqësorit dhe Azisë Juglindore.
Dita Botërore e Parandalimit të Mbytjes shërben si një mundësi për të nxjerrë në pah ndikimin tragjik dhe të thellë të ketij aksidenti në familje dhe komunitete dhe për të ofruar zgjidhje jetëshpëtuese për ta parandaluar atë. OKB thekson nevojën për veprim urgjent të koordinuar dhe marrje masash në disa sektore si:
∙vendosja e barrierave që kontrollojnë aksesin në ujë;
∙sigurimi i vendeve të sigurta larg ujit në sistemin parashkollor;
∙mësimin e notit, sigurinë në ujë dhe aftësitë e shpëtimit të sigurt;
∙trajnimin e qytetarëve për shpëtim dhe reanimim të sigurt;
∙vendosja dhe zbatimi i rregulloreve të sigurta të lundrimit, transportit dhe trageteve;
∙përmirësimin e menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet./ atsh / KultPlus.com