22 Mars, 2024 - 9:25 am
Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, me moton “Ujë për Paqe”, organizata “Let`s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” njofton për organizimin e një aksioni për pastrimin e liqenit të Batllavës. Ky aktivitet do të mbahet të premten, më 22 Mars, duke filluar nga ora 10:00 deri në 14:00, me pikënisje nga lokacioni “Te Pishat”.
“Aksioni mbështetet financiarisht nga JUB Kosova dhe zhvillohet në bashkëpunim me KRU Prishtina, Organizata “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, Shoqata e Peshkatarve Sportiv Rekrativ “Llapi”, kompania e Menaxhimit të Mbeturinave “Pastrimi”, dhe me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollës së Orllanit”, thuhet në njoftimi e “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”.
Kjo iniciativë, sipas njoftimit, synon të nxisë bashkëpunimin komunitar dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së burimeve ujore.
Dita botërore e Ujit shënohet për çdo vit më 22 mars . Kjo ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB në dhjetor të vitit 1992. Nga viti 1993 kjo ditë filloi të shënohet dhe sita ditës kjo ditë fillon të ketë rëndësi gjithnjë e më të madhe. / KultPlus.com